BULEVARDI “BAJRAM CURRI”, PALLATET AGIMI
550 000€
< >
Dyqane  Në Shitje - Adresa: BULEVARDI “BAJRAM CURRI”, PALLATET AGIMI Tirane
Përshkrimi i pronës: 

Dyqani në shitje ndodhet në një nga zonat më të mira të Tiranës, te pallatet Agimi, buzë rrugës kryesore. Zona në fjalë është më e kërkuara për dyqane, pasi aty ka lëvizje të madhe këmbësorësh e mjetesh dhe, nga ana tjetër, është zonë ku jeton një popullsi me të ardhura të mëdha, pasi eshte ngjitur me ish – Bllokun.

Dyqani në shitje me sipërfaqe faktike 105 m2, pozicionohet në katin përdhe dhe është i ndarë në dy dyqane, ngjitur me njëri-tjetrin. Njëri është 35 m2 dhe tjetri 70 m2. Të dy janë dhënë me qira, për aktivitete të ndryshme. Janë mjaft të mirë funksionalisht dhe kanë nga një banjo secila. Rifiniturat janë tepër cilësore.

Dyqani në shitje ka dy pronësi me çertifikatë, njëri me 44 m2 dhe tjetri 41 m2. Me shtesat brenda dhe jashtë, siç është bërë për të gjitha dyqanet buzë rruge te pallatet Agimi, siperfaqja faktike e te dyjave bashke eshte 105 m2. Eshte mjaft i lerverdisshem për zonën dhe për qiranë që paguhet.

Shitet si investim me qira te garantuara per te dyja dyqanet 2200 Euro / Muaj

Detajet e Pronës
QYTETI: 
Tirane
SIPËRFAQJE NETO: 
85m 2
SIPËRFAQJA TOTALE: 
105m 2
BANJO TOTAL: 
2
KATET E PRONES: 
5
PRONA: 
Ekzistuese
ORIENTIMI: 
Veri
PAMJA: 
Shume e mirë
HIPOTEKË: 
Po
X

Kontakto Agjentin

CAPTCHA
Ky test shërben për të parandaluar spamin.
Image CAPTCHA
Enter the characters shown in the image.