- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
Dyqani në shitje buze rruges kryesore, ndodhet në një nga zonat më të preferuara të Tiranës, fare pranë unazës së vogël, rruges “Bardhyl”, zonë e cila ka një shikueshmeri shumë të lartë. Pranë me qendrën dhe disa institucione arsimore, shoqërore dhe tregtare.
Zona në fjalë është e kërkuar për dyqane, pasi aty ka lëvizje të madhe këmbësorësh e mjetesh dhe nga ana tjetër ndodhet afer me Pazarin e Ri, Brrylin, Unazen e vogel etj.
Dyqan në shitje buze rruge, me sipërfaqe 90 m2 (100 m2 siperfaqe reale), pozicionohet në katin përdhe, me akses hyrje direkt nga rruga kryesore. Organizohet nga dy ambiente dhe tualeti. Rifiniturat janë shumë të mira pasi është bërë rikonstruksion se fundmi, i shtruar me parket cilësor, me sistem kondicionimi Klima Daikin dhe me fasad xhami 24 m linear, gjë që i jep mundësi reklamimi në të gjithë gjatësinë e tij.
Me certifikatë pronësie.
Mundësi e mirë investimi me qira të garantuar 1.150 Euro/bruto për një kontratë 5 vjecare.