- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
Pallati i ri ku ndodhet dyqani ne shitje ka një vendodhje shumë të mirë vetem 500 metra nga Sheshi “Skenderbej”, ndermjet rrugës së “Durresit” dhe asaj te “Kavajes”. Pozicionimi i dyqanit te sheshi i pedonales, mbrapa Ministrise së Arsimit e ben një nga vendodhjet më strategjike per te zhvilluar një biznes. Afersia me qendren dhe disa prej institucioneve arsimore, shoqerore, tregtare dhe këndeve të lojrave për fëmijë e bën një nder zonat më të preferuara e të kërkuara të Tiranes.
Zona ofron supermarkete, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante, shërbime dhe rruge të dedikuara për këmbësore dhe bicikleta, etj.
Pallati ku ndodhet dyqani në shitje ka 8 kate, 1 kat dyqane plus sherbime, 2 kate parkim dhe me 2 hyrje në kat. Objekti ofron cilësi të lartë ndërtimi, ashensor, fasadë të ventiluar me pllake, termoizolim, mirëmbajtje, shërbime etj.
Dyqan ne shitje me siperfaqe neto 147.9 m2 (161.53 m2 bruto), kati perdhe dhe me pamje shume te mire nga pedonalja.
Mundesi shume e mire investimi pasi është me qira te garantuar deri ne vitin 2032.
Me çertifikatë pronësie.