CFARE NDODHI ME TREGUN E PASURIVE TE PALUAJTSHME NE VITIN 1997 (Pjese e Studimit te Tregut)

Mediat e asaj kohe shkruanin keshtu:

“Shembja e fajdeve, zhvleresim i vazhdueshem i lekut corodit tregun e banesave”

“Shtepite: Cmenduri cmimesh”

“Rritja galopante e vleres se dollarit shperfytyron pazarin e apartamenteve”

Etj. Etj.

Pas vitit 1996, me renien e firmave piramidale, tregu i banesave pesoi ndryshime te konsiderueshme. Ndryshoi niveli i cmimeve, madje dhe lloji i monedhes ne kembim, si dhe kerkesa e oferta.

Zhvleresimi i lekut solli edhe zhvleresim te tregut te banesave. Pati nje renie te madhe te numrit te apartamenteve te ofruara per shitje, si dhe te kerkesave per blerje e per rrjedhoje edhe te transaksioneve te shit-blerjeve. Shkaku kryesor ishte kolapsi politik dhe ekonomik qe po kalonte vendi, i shkaktuar nga shembja e fajdeve.

Me pare shume apartamente shiteshin per t’i futur parate ne firmat piramidale dhe keshtu kishte me shume oferte. Pas viti 1996 ndodhi qe oferta u pakesua, por nga ana tjeter ishte vazhdimisht prezente. Pas pak kohesh ajo filloi te shtohej, sepse nga rrethet filluan te vinin shume familje, duke e konsideruar Tiranen qytet me te sigurt se qytetet e tjera te Shqipersie.

Pra, nga nje tregti lulzimi apartamentesh banimi dhe pronash te tjera, pati renie te ketij tregu dhe anomali cmimesh.

Nga pasiguria e madhe qe u krijua, ku dhe dollari u forcua shume dhe leku pesoi nje renie drastike. Ne vitin 1997 nje dollar arriti te kembehej dhe me 182 leke (muaji qershor) nga 100 leke qe kembehej nje vit me pare. Cmimet ishin po ato te vitit 1996, por filluan te shpreheshin te gjitha ne dollare e jo me ne leke. Kjo frenoi blerjen per ata qe kishin monedhen ne leke. Ata duhej te shtonin mesatarisht dhe rreth 80% te lekeve qe te blenin nje apartament. Keshtu, nese nje apartament dhome e kuzhine ne zonen e Unazes se Tiranes, ne fund te viti 1996, kushtonte 1.5 milione leke, ne muajin qershor 1997, pra 6 muaj me vone, shitej 2.7 milione leke, pra rreth 80% me shume. Te njejtat ritme ndryshimesh vihen re dhe per apartamente ne zona te tjera te Tiranes. Ndersa ata qe kishin gjendje valute e kishin me kollaj, por dhe ata, si gjithe te tjeret, kishin pasigurine per te operuar ne tregun e banesave, prandaj preferonin me mire ta ruanin ate (se mjaft para u humben ne ate kohe) se sa te blinin pasuri te paluajtshme.

Per te pare studimin e plote klikoni ne linkun: https://www.inf-93.com/studimi-i-tregut

Nga Lefter SILA