Formula e re e Këshillit të Ministrave për tatimin e qirase per çdo ambient

Tatimi mbi çdo ambient të dhënë me qira do të llogaritet përmes një formule që do të bazohet te natyra e objektit, vendndodhja e tij dhe çmimeve referencë të përcaktuar nga Qeveria.



Formula e re e Këshillit të Ministrave përcakton si çmim referencë vlerën minimale të qirasë mujore për 1m2 sipërfaqe të apartamenteve të banimit në qytetin ku ndodhet objekti, e cila në çdo rast do të jetë jo më e vogël se 0.3 për qind të çmimit të shitjes së saj.



“Për 1 metër katror sipërfaqe për dyqan mallrash apo shërbimesh, vlera minimale e qirasë mujore është 2 herë më e lartë se vlera minimale e qirasë mujore për 1 metër katror sipërfaqe të apartamenteve të banimit, sipas zonave të Tiranës”, përcakton vendimi i këshillit të Ministrave .



Ja formula për ambientet me qira

Nga 15 korriku 2015, tatimi mujor për sipërfaqet me qira do të jetë jo më i vogël se 0.3% e çmimit te shitjes se ndërtesës, ndërkohë që për çdo objekt me qëllim biznesi do të aplikohet çmimi referencë, i ndryshëm për çdo zonë si dhe për qëllimin e përdorimit të objektit (dyqane, zyra, parkingje).



Mënyra e re e përllogaritjes së tatimit mbi qiratë, e cila do të hyjë në fuqi nga 15 korriku 2015, është miratuar përmes një vendimi të posaçëm të Këshillit të Ministrave, ku përcaktohet formula që do të përdoret në zona të ndryshme dhe në funksion të natyrës së objekteve.“Vlera minimale mujore, për metër katror sipërfaqe ndërtese të dhënë me qira, është e barabartë me 0.3 për qind të çmimit të shitjes së saj, e përcaktuar në udhëzimin e Këshillit të Ministrave, "Për miratimin e kostos mesatare të ndërtimit të banesave, nga Enti Kombëtar i Banesave", që miratohet çdo vit”