"Lume" kerkesash per shtepi me qira

https://www.inf-93.com/sites/default/files/styles/thumbnail/public/field/image/capture_3.jpg?itok=DLDoRrs4

Agjencitë imobiliare janë duke u përballur me një fluks të lartë kërkesash për shtëpi me qira. Lefter Sila, i cili menaxhon një agjenci imobiliare prej shumë vitesh tregon se edhe çmimet kanë pësuar një rritje për shkak të kërkesës së shtuar. Kjo sipas tij vjen pasi qytetarët dëshirojnë ndërtimet cilësore dhe të sigurta. Ai sqaron se kërkesat për banesa me qira janë shtuar nga dy kategori: familje të varfra të cilat janë të orientuara drejt zonave periferike dhe ato të pasura të cilat kërkojnë vila. Numër të lartë për të ardhur në Tiranë ka edhe nga qyteti i Durrësit, i cili është edhe më i prekuri nga dëmet që shkaktoi tërmeti i 26 Nëntorit. Në zonat periferike të kryeqytetit ku përfshihet ajo e Astirit dhe afër Linzës, çmimi i një shtëpie me qira 1 plus 1 shkon nga 20 në 25 mijë lekë, ndërsa për banesat 1 plus 2 varion nga 35 mijë në 40 mijë lekë. Brenda qendrës çmimet e qirave nisin nga 40 mijë leke për banesat 1 plus 1.

 

Marr nga Tv Klan