PSE JANË RRITUR ÇMIMET E APARTAMENTEVE PAS VITIT 2015

PSE JANË RRITUR ÇMIMET E APARTAMENTEVE PAS VITIT 2015

1-  Mungesa e lejeve 2010 – 2015 bëri të rritet shumë kerkesa

2- Pronarët e trojeve i kanë rritur shumë përqindjen e këmbimit. Shkojnë 30 – 50%, në varësi të zonës (nga 20 – 40% më parë).

3- U shtua taksa e infrastrukturës nga 4% në 8% e çmimit të shitjes.

4- 3% e pallatit i jepet bashkisë për ndihmë sociale

5- Shtohet dhe 1% që është taksa e kostos së ndërtimit.

6- Ndërtuesit harxhuan sasi të madhe monetare për 5 vite rresht (meqënëse nuk kishin leje ndërtimi) për të mbajtur pronarët e tokave, punonjësit, makineritë, për të paguar tatimet e taksat, etj.

7- U rrit ndjeshëm kosto e ndërtimit, pasi pallatet pas vitit 2015 po ndërtohen me cilësi më të lartë se ato para vitit 2015.

8- U rrit kosto e ndërtimit dhe nga fakti se tani ndërtohen parkime 2, 3 dhe 4 kate nën tokë.

9- U ul ndjeshëm lartësia e kateve të pallateve. Nga 12 kate më parë, tani ndërtohen mesatarisht me 9 kate (me përjashtim të rasteve të veçanta). Pra, u zvogëlua sasia e apartamenteve për shitje.

10- Një pjesë të apartamenteve ndërtuesi e jep me klering si dhe mban diçka për vete ose për miqtë e tij. Po të heqësh dhe përqindjen e pronarit, mbetet një pjesë e vogël për shitje, nga e cila ndërtuesi duhet të sigurojë gjithë shpenzimet dhe kostot e mësiperme si dhe sigurojë fitimin e tij, për të cilin është lodhur shumë vite rresht.

 

Inxh. LEFTER SILA