Rivlerësimi i pronave, shtyhet për herë të dytë procesi, afati deri në shtator 2021

Këshilli i Ministrave ka shtyrë për herë të dytë afatin për procesin e rivlerësimit të banesave.

Vendimi parashikon zgjatjen e afatit nga 31 dhjetor 2020 në 30 shtator 2021. 

Procesi i rivlerësimit të banesave me 3% ishte parashikuar të përfundonte me 30 shtator të këtij viti, por në korrik qeveria e zgjati më disa muaj afatin duke e vendosur deri më 31 dhjetor.

Arsyeja e këtyre shtyrjeve është situata e krijuar nga pandemia, që ka sjellë ndër të tjera edhe një rënie të aplikimeve .

Ministria e Financave parashikon që efekti monetar i këtij procesi te kushtoje rreth 4 miliardë lekë, ndërsa pritet që të rivlerësohen afro 50 mijë banesa.

Aplikimi nga qytetarët mund të bëhet edhe online përmes portalit e-albania.