Taksat e reja te shtëpive, ja sa do të paguani

Nga 1 janari 2018 familjet do të paguajnë më shumë taksa për apartamentet.

Me formulën e re biznesi do të jetë më i favorizuar në taksën e ndërtesës, pasi ai do të paguajë më pak. Ndryshimet për taksat e apartamenteve qeveria i sjell në paketën fiskale të vitit të ardhshëm. 
 

APARTAMENTET

Pas 1 janarit të vitit të ardhshëm, më shumë taksë do të paguhet për shtëpitë edhe për ndërtesat e bizneset. Paketa fiskale përcakton që taksa e re e shtëpive të jetë 0.05 për qind e vlerës që ka shtëpia sipas çmimeve të tregut. Relacioni i paketës fiskale përcakton qartë se për llogaritjen e taksës së re do të përdoren çmimet fiskale të miratuara nga qeveria.

Kjo do të sjellë që një familje në Tiranë, që banon në zonën e “Porcelanit”, në apartament me sipërfaqe 100 metra katrorë, që përkon me zonën kadastrale 3/1 dhe çmimi fiskal është 77,000 lekë për metër katror, llogaritet që vlera e apartamentit sipas tregut të jetë 7,7 milionë lekë. Sipas përllogaritjeve të taksës me formulën e re, kjo familje do të paguajë 3,850 lekë në vit.

Për një familje që banon në Durrës, në një apartament me sipërfaqe 100 m2 dhe çmimi fiskal është 67,500, vlera e shtëpisë sipas tregut llogaritet 6,750,000 lekë. Taksa që do të paguajë kjo familje do të jetë 3,375 lekë në vit.

BIZNESI

Me paketën e re fiskale biznesi do të paguajë më pak për taksën e ndërtesës. Edhe për biznesin aktualisht taksa e ndërtesës është fikse 400 lekë/m2. Me formulën e re do të jetë 0,15 për qind e vlerës së ndërtesës. Për ta konkretizuar, nëse një biznes posedon një ambient me sipërfaqe 50 metra katrorë, ai aktualisht paguan 20,000 lekë taksë. Me formulën e re, nëse ndërtesa ka vlerë 5 milionë lekë me taksën 0,15 për qind, biznesi do të paguajë 7,500 lekë.

SA DO TË PAGUHET PËR SHTËPITË

Për shtëpitë qytetarët do të paguajnë më shumë lekë me taksën e re të pronës. Për ta konkretizuar sa do të paguhet, gazeta risjell edhe një herë shembullin e llogaritjes së taksës me formulën e re që do të aplikohet nga 1 janari. Nëse një familje banon në zonën e “Porcelanit”, në apartament me sipërfaqe 100 metra katrorë, që përkon me zonën kadastrale 3/1 dhe çmimi fiskal është 77,000 lekë për metër katror, llogaritet që vlera e apartamentit sipas tregut të jetë 7,7 milionë lekë. Sipas përllogaritjeve të taksës me formulën e re, kjo familje do të paguajë 3,850 lekë në vit.

SA DO TË PAGUHET PËR BIZNESIN

Për biznesin aktualisht taksa e ndërtesës është fikse 400 lekë/m2. Me formulën e re do të jetë 0,15 për qind e vlerës së ndërtesës. Për ta konkretizuar me një shembull, nëse një biznes posedon një ambient me sipërfaqe 50 metra katrorë me çmim 5 milionë lekë, ai aktualisht paguan 20,000 lekë taksë. Me formulën e re, nëse ndërtesa ka vlerë 5 milionë lekë, me taksën 0,15 për qind biznesi do të paguajë 7,500 lekë. Edhe për biznesin taksa e ndërtesës do të llogaritet si përqindje mbi vlerën e ndërtesës sipas çmimit të tregut.