- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
Magazinë + zyra për qira ndodhet në autostraden Tiranë-Durrës, në brezin e dytë, afër me QTU, Coca Cola etj. Prona ndodhet në zonën industrial më të rëndësishme të kryeqytetit, e cila ka marrë një zhvillim më të madh kohët e fundit dhe me kërkesë të lartë qiraje për zhvillim biznesi.
Prona është e rrethuar dhe e siguruar nga të gjitha anët. Është mjaft e përshtatshme për magazinim ose prodhim produktesh të llojeve të ndryshme dhe mjaft funksionale, pasi ka formë drejtkëndshi. Ka mundësi parkimi të mjeteve të ndryshme dhe ato hyjnë lirshëm në të, si dhe siguri 24 orë.
Magazina + zyra me qira me siperfaqe totale ndertimi 2750 m2, ku ndër to janë 2000 m2 magazina e shtrirë në dy kate me nga 1000 m2 secili dhe 750 m2 zyra, të cilat janë të pozicionuara në 4 kate. Lartësia e katit përdhe të magazinës është 5 metra, ndërsa e katit të parë 4.8 metra.
Magazina jepet me qira me cmimin 5000 euro / muaj
Zyrat jepen me qira me cmimin 3000 euro / muaj
Jepen me qira edhe vec e vec.