- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
Jepet apartament 1+1 me qira e cila ndodhet në një nga zonat më të mira të Tiranës, afër Gjykates, pranë Bulevardit “Gjergj Fishta”. Zona në fjalë është mjaft e sistemuar, sipas një plani të rregullt urbanistik, fare pranë Qendrës, ish-Bllokut dhe Parkut të Madh të Liqenit. Ka një rrjet të dendur shtetëror, shoqëror, tregtar, arsimor e shëndetësor. Ka hyrje – dalje, nëpërmjet unazës, ose rrugës “Myslym Shyri”, në të gjitha drejtimet e Tiranës.
Zona njihet për një gamë të gjërë dyqanesh, supermarketesh, bare, restorante, kopshte, cerdhe, sherbime të ndryshme etj.
Apartamenti ndodhet në një pallat me dy hyrje në kat. Prona ka hapësirë të bollshme, punime cilësore, dritaret me grila, me 2 kondicionere dhe i mobiluar shumë mirë.
Apartament me qira 1+1 me sipërfaqe 74 m2, kati i 4. Organizohet nga ambienti i ndenjës + kuzhinë, dhomë gjumi dhe tualeti me dritare.