- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
“Akses Tirana”, një nga projektet e reja me hapësirë multifunksionale në hyrje të Tiranës. Pozicionohet strategjikisht përgjatë aksit kryesore të lëvizjes Tiranë-Durres, gjë që bën të mundur lidhjen direkt me qendren e kryeqytetit dhe me zonat e qytetet jashtë saj. Pozicion shumë i favorshem për akses të lehtë në gjitha drejtimet dhe kontaktin e parë nga vizitorët apo kalimtarët. Ndodhet 3 km nga qendra, 2 km nga Zogu i zi, 500 m larg nënkalimit të Laprakes, 500 m larg mbikalimit të Casa Italia dhe vetem 14 km nga Aeroporti “Nene Tereza”.
Pozicioni i “Akses” Tirana favorizon komunitetin e saj me akses të drejtëpërdrejtë ndaj sherbimeve të tilla si: shkolla, universitete, qendra spitalore, qendra tregtare, transport urban dhe të gjitha këto me një rreze prej 1 km. Brenda kësaj rrezeje në afërsi me kompleksin ndodhen 5 objekte arsimore si: shkolla 9 vjecare, te mesme, kolegje dhe universitete si dhe objekte nder me te njohura te sherbimit shëndetësor si: Spitali Hygeia, Ushtaraku (Spitali Universitar i Traumes) dhe qendra te tjera shëndetësore.
Avantazhet e “Akses Tirana”
“Akses Tirana” do të ofrojë 1 Godinë të dedikuar për zyra dhe shërbime tregëtare, 8 objekte banimi dhe shërbimi, 9 katshe, parkim nëntokësor dhe ambiente teknike të vendosura në 2 kate.
Apartamentet 1+1 variojne me siperfaqe nga 65 m2 – 71 m2
Apartamentet 2+1 variojnë me sipërfaqe nga 107 m2 – 117 m2
Apartamentet 3+1 variojnë me siperfaqe nga 127 m2 – 135 m2
Cmimet e apartamenteve do fillojne me cmimin 1400 Euro / m2 i negociueshem
Parashikohet të mbarojë brenda dhjetor 2024