- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
O2 Residence ka nje vendodhje elitare, buzë Liqenit të Farkës, 3.8 KM dhe 10 minuta nga qendra e Tiranës. Panorama të lë pa fjalë, kodra të gjelbëruara, një liqen me shtrirje 75 hektarë sipërfaqe ujore të pastër, në horizont Mali i Dajtit dhe qetësisë që ofron zona. Infrastruktura rrugore që tashmë po zhvillohet në atë krah të qytetit bën të mundur që O Residence të jetë lehtësisht e aksesueshme.
Rezidenca O2 shtrihet në një sipërfaqe prej 17,405 m2, me densitet mjaft të ulët ndërtimi vetëm 24%, ndërsa gjithë pjesa tjetër i është dedikuar gjelbërimit.
Projekti eshte realizuar nga studio e njohur ndërkombëtare APK ARCHITECTS ky projekt sjell eksperiencën europiane në standartet e luksit dhe design-it. Stili modern ndërthuret me elementët e gurit, drurit, xhamit dhe tarracave të gjelbëruara.
O2 Residence do të ofrojë 21 Vila individuale të dy tipologjive të ndryshme me pishinë dhe oborre që variojnë nga 400 – 1,000 m2 për secilën vile. Apartamentet luksoze 3+1 në godina banimi te cilat do të jenë 3 kate banimi.
Rezidenca do të ketë siguri të garantuar 24 orë, mirëmbajtje dhe facilitete të tjera që do ta bëjnë më të këndshme jetesën në komunitet, ambiente të përbashkëta të gjelbëruara, etj.
Zona eshte lehtesisht e aksesueshme nga disa rruge te cilat jane te asfaltuara plotesisht dhe te ndricuara. Gjithashtu lidhja me autostraden E852 (qe te nxjer ne TEG) dhe me Unazen e madhe te Tiranes (e cila hapet se shpejti) eshte mjaft afer rreth 1.5 km nga rezidenca.
O2 Residence përshkohet nga shëtitorja e liqenit të Farkës dhe Pylli Orbital duke ju dhënë mundësinë për aktivitete shplodhëse dhe sportive si: ecje në natyrë, vrap, biçikletë, kanoe etj.
Avantazhet e O2 Residence:
Studio arkitekturore europiane (APK Architects) me eksperiencë ndërkombëtare në projektimin e vilave luksoze dhe rezidencave elitare.
Cilësia absolute e ndërtimit dhe standarti i çertifikuar i materialeve të përdorura
Vendndodhja unike, buzë liqenit të Farkës, në një nga peisazhet më mbresëlënëse, përshkuar nga Pylli Orbital dhe Shëtitorja e Farkës me ambientet rekreative, vetëm 3.8 km nga Tirana
Densiteti mjaft i ulët i ndërtimit që i lë vend hapësirave të bollshme të gjelbëruara
Pishina individuale për secilën vilë
Oborre private të mëdha
Orientim perfekt i vilave nga lindja dhe jugu që i mbush shtëpitë me dritë
Risi në këtë projekt janë fasadat e xhamit të cilat zënë 40 % të sipërfaqeve totale të çdo banese.
Përdorimi i teknologjisë Smart Home, teknologji të efiçensës energjitike dhe të standarteve Green Housing.
Apartamente deluxe me një apartament në kat, me dritare nga të katër drejtimet kardinale
Siguri maksimale me survejim të të gjithë hapësirës 24/7
Mirëmbajtje e ambienteve të përbashkëta dhe mundësi për shërbime të personalizuara.
Mundësi financimi me kushte preferenciale
Në O2 Residence do të ofrohen apartamente dhe vila në shitje të tipologjive dhe dimensioneve të ndryshme duke iu përshtatur kërkesave të banorëve.
Apartamente ne shitje 2+1 me sipërfaqe banimi 128 m2.
Apartamente ne shitje 3+1 me siperfaqe banimi 178.3 m2 + 30 m2 verande.
Vila në shitje me sipërfaqe totale banimi 296 m2 + 118 m2 verandë dhe oborr nga 300 – 500 m2.
Vila në shitje me sipërfaqe totale banimi 405 m2 + 165 m2 verandë dhe oborr nga 400 – 1,000 m2.
Cmimet e apartamenteve variojne nga 155,000 Euro deri në 250,000 Euro
Cmimet e Vilave variojnë nga 407,000 Euro deri ne 637,000 Euro.
Projekti eshte parashikuar te mbaroje ne Tetor 2020