"ROLLING HILLS" 2 LUXURY RESIDENCE, 5 MIN NGA TEG
< >
Objekte të reja në ndërtim  Në Shitje - Adresa: Objekte të reja në ndërtim  Në Shitje - Adresa: Objekte të reja në ndërtim  Në Shitje - Adresa:
<
Objekte të reja në ndërtim  Në Shitje - Adresa: Objekte të reja në ndërtim  Në Shitje - Adresa: Objekte të reja në ndërtim  Në Shitje - Adresa:
>
Përshkrimi i pronës: 

“Rolling Hills” 2 është një nga komplekset më të reja të vilave elegante dhe plot stil, vazhdimësi e suksesit të “Rolling Hills” 1, e cila do të ofrojë një arkitekturë të ndërthurur përsosmërisht me bukuritë natyrore përreth. “Rolling Hills” 2 shtrihet mes gjelbërimit të kodrinave të Lundrës vetem 8 km nga Sheshi “Skënderbej”

Zona është e zhvilluar me komplekse rezidenciale vilash si “Rolling Hills” 1 Residence, “Long Hills” residence, shumë afër me Tirana East Gate, “Tirana International School”, “World Academy”, Shkolla 9-vjecare “Kings Tirana” dhe me akses të lehtë me fshatrat piktoreske perreth.

Rezidenca është e pozicionuar mes gjelbërimit, larg zhurmës së qytetit, gjë e cila ju garanton një jetesë të shëndetshme, komode dhe mjaft të qetë.

Projekti “Rolling Hills” 2 do të ofrojë 36 Vila të cilat kanë një orientim shumë të mirë me qëllim shfrytëzimin maksimal të dritës natyrale. Distanca e konsiderueshme midis vilave do t’ju ofrojë rezidentëve të saj më shumë hapësira dhe pamje mahnitëse të zonës përreth.

Avantazhet e të jetuarit në “Rolling Hills” 2 Residence.

Vilat janë të projektuara për t’u ndërtuar me konstruksion mbajtës betonarme për të përballuar tërmete deri në 9 ballë.

Cilësi të lartë ndërtimi dhe fasada e dekoruar është realizuar me sistem kapote për termoizolim.

Densiteti mjaft i ulët i ndërtimit i cili lë vend hapësirave të bollshme të gjelbëruara.

Oborret private të mëdha të vilave kanë hapësirë parkimi për dy automjete dhe mundësi për pishinë personale në disa prej tipologjive.

Do të ofrojë dhe një park rekreativ dhe kënd lojrash për fëmijë.

Komunitet i përzgjedhur banorësh, gjelbërim, parkim i garantuar, privatësi dhe qetësi.

Rezidence e rrethuar, siguri maksimale me survejim të të gjithë hapësirës 24/7.

Ofrohet dhe punimet civile deri ne karabina te nje pishine me dimensione gjatesi 9 gjeresi 4 dhe thellesi 3 m.

Investimi dhe realizimi po realizohet nga Balfin Group, një nga kompanitë më profesionale dhe serioze në Shqipëri.

Investim 100 % i sigurtë dhe me vlerë të shtuar në kohë.

Mundësi financimi me kushte preferenciale tek Tirana Bank.

“Rolling Hills”2 ofron 3 tipologji Vilash:

VILË TIPI C 2 katshe + bodrum me sipërfaqe totale bashkë me veranden 312 m2 dhe sipërfaqe toke afersisht 500 m2. Cmimet variojne tek 670.000 Euro

VILË TIPI B 2 katshe + bodrum me sipërfaqe totale bashke me veranden 415 m2 dhe sipërfaqe toke mesatarisht 600 m2 në varesi të vendodhjes. Cmimet variojne tek 860.000 Euro

VILA TIPI A 2 katshe + bodrum me sipërfaqe totale bashke me veranden 532 m2 dhe sipërfaqe toke mesatarisht 800 m2 në varësi të vendodhjes. Cmimet variojne tek 1.120.000 Euro

Është parashikuar të mbarojë brenda muajit Maj 2023.

Detajet e Pronës
QYTETI: 
Tirane
PAMJA: 
Shume e mirë
PRONA: 
E re
HIPOTEKË: 
Kontrate sipermarrje
VITI I NDËRTIMIT: 
2023
X

Kontakto Agjentin

CAPTCHA
Ky test shërben për të parandaluar spamin.
Image CAPTCHA
Enter the characters shown in the image.