- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
“Rose Garden” Residencë është një nga komplekset më të reja të apartamenve elegante dhe plot stil, e cila do të ketë një ndërthurje të përsosur me bukuritë natyrore përreth dhe vetem 10.1 km larg qendres së Tiranës. Pozicionimi pranë Qendrës Tregtare më të madhe TEG dhe e lokalizuar në afërsi me një nga kryqëzimet më të rëndësishme, pranë Unazës së madhe dhe stacioni i autobuzave, krijon avantazh për banorët për akses në rrugët kombëtare që bën të mundur lidhjen me jugun e Shqiperisë dhe me qytetet kryesore të vendit si Elbasani, Durrësi etj.
Zona është e zhvilluar me komplekse rezidenciale vilash si “Rolling Hills” Residence, “Long Hills” residence, shumë afër me Tirana East Gate, “Tirana International School”, “World Academy”, Shkolla 9-vjecare “Kings Tirana” dhe me akses të lehtë me fshatrat piktoreske perreth.
Rezidenca është e pozicionuar mes gjelbërimit, larg zhurmës së qytetit, gjë e cila ju garanton një jetesë të shëndetshme, komode dhe mjaft të qetë.
Projekti “Rose Garden” Residence, është kompleks banimi i ri i cili do të ofrojë apartamente me 3 kate + 1 kat nëntokë dhe mur rrethues.
Avantazhet e të jetuarit në “Rose Garden” Residence.
- Cilësi të lartë ndërtimi me fasadë të ventiluar të veshur me sistem kapote për termoizolim.
- Dritaret termoizolim me xhama triplex që shkojnë në të gjithë gjatësinë e katit.
- Veshja e fasades zhvillohet me pllake terrakote me përmasa 30x60 cm.
- Carjet në fasadë përsëriten në mënyrë ritmike në gjatësinë e katit duke maksimizuar ndricimin dhe ventilimin natyror.
- Densiteti i ndërtimit është 1.2 i cili lë vend hapësirave të bollshme të gjelbëruara.
- Do të ofrojë park rekreativ të gjelbëruar.
- Komunitet i përzgjedhur banorësh, gjelbërim, parkim i garantuar, privatësi dhe qetësi.
- Rezidence e rrethuar, siguri maksimale me survejim të të gjithë hapësirës 24/7.
- Parking nëntokesor të cilat mundesojne mos dukjen e makinave siper në terren.
“Rose Garden” do të ofrojë 65 apartamente të organizuara në dy godina 3 katëshe dhe 109 poste parkimi.
Apartamentet në shitje 1+1 fillojnë me siperfaqet nga 58 m2 deri në 89.32 m2
Apartamentet ne shitje 2+1 fillojnë me siperfaqet nga 89.13 m2 deri në 139.15 m2
Apartamentet ne shitje 3+1 fillojnë me siperfaqet nga 125.70 m2 deri në 180.78 m2
Apartamentet ne shitje 4+1 fillojnë me siperfaqet nga 225.63 m2 deri në 288.90 m2
Sipërfaqet e parkimeve në shitje fillojnë me siperfaqet nga 28 m2 deri në 86.98 m2
Cmimet e apartamenteve do të variojnë me 1500 Euro / m2
Postet e parkimit fillojnë me cmimin 15,000 Euro.
Parashikuar të mbaroje ne Qershor 2023.