- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
Kompleksi rezidencial më i ri multifunksional me infrastrukturë bashkëkohore, është një destinacion ideal për të jetuar, punuar dhe zhvilluar biznesin tuaj duke ju ofruar një pafundësi zgjedhjesh të përshtatura për ju. Ndodhet në periferi të Tiranës, 10 minuta me makinë nga Sheshi “Skënderbej”, 15 minuta larg nga Aeroporti “Nënë Tereza”, 30 minuta nga qendra e Durrësit dhe akses i gjithanshëm drejt qendrës së Tiranës dhe akseve kombëtare.
Kompleksi do të ofrojë cilësi të lartë ndërtimi, infrastrukture, fasade e jashtme me sistem kapot, izolim akustik, tarraca me termoizolim, sistem i testuar me struktura antisizmike, barrier fizike për zhurmat, mundësi përzgjedhjeje të rifiniturave dhe personalizim të pronës.
Zona rezidenciale do të ofrojë shumëllojshmëri ndërtesash që do ti përshtatet cdo kategorie blerësi, shkollë publike brenda kompleksit, njesi të ndryshme shërbimi si dyqane, bare & restorante, hapësirë të gjelbër, kënde të ndryshme sportive me parametra profesionale, kënde lojrash për fëmijë, markete, kopshte, palestër, siguri 24 orë, mirembajtje e ambienteve të përbashkëta, transport urban i vazhdueshëm Qender – QTU – Univers City etj.
Univers City do të ofrojë objekte 9 kateshe me 1 kat nëntokë parkim.
Apartamente të tipologjive të ndryshme me sipërfaqe të përshtatura:
Apartamentet në shitje 1+1 fillojne me sipërfaqe 54 - 56 m2
Apartamentet në shitje 2+1 fillojne me sipërfaqe 83 – 86 m2
Apartamentet në shitje 3+1 fillojne me sipërfaqe 109 m2 - 111.51 m2
Cmimet e apartamenteve fillojne nga 700 Euro/m2
- Mbi 100 vende parkimi nëntokë për secilen godinë.
Cmimet e parkimeve fillojne me 8500 - 11,500 Euro
Mundësi kreditimi falë bashkëpunimit me banka të ndryshme.
Projekti është parashikuar të ndahet në faza:
Faza e parë përfundon në 2023
Faza përfundimtare në 2027