- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
Rezidence e re vilash, nje nga projektet me te reja, e cila ka një vendodhje shumë të mirë, në mes të gjelbërimit dhe ajrit të pastër, vetëm 1.2 km nga Liqeni i Farkes dhe 3.6 km në vije ajrore nga qendra e Tiranes. Kompleksi rezidencial modern ndodhet vetem 600 m nga zona e Saukut, me akses direkt ne rrugen lokale, afer rruges së “Elbasanit” dhe shumë pranë Liqenit Artificial etj.
Zona është e zhvilluar me komplekse rezidenciale vilash si dhe afer me “Tirana International School”, Shkollen Greke “Arsakeio”, “New York Schools” Tirana - International Maarif Schools of Albania, “World Academy” dhe me akses të lehtë me fshatrat piktoreske perreth.
Rezidenca është unike bashkëkohore në llojin e saj, ku gjelbërimi, kopshtet dhe hapësirat publike zënë një përqindje të konsiderueshme të sipërfaqes së truallit. Rezidenca do të ofrojë punime shumë silësore, arkitekturë moderne, me dritë natyrale gjatë gjithë ditës falë orientimit shumë të mirë, standart të lartë jetese, komoditet, ambiente rekreative, administrim 24 orë, sherbime mirëmbajtjeje etj. Projekti është projektuar në harmoni me natyren e cila ju jep mundësi banorëve të jetojnë shëndetshëm në privatësi dhe të shijojnë peisazhet dhe oborret e gjelbëruara.
Avantazhet e të jetuarit në Rezidence.
Rezidenca do të ofrojë 15 vila banimi 1 dhe 2 kate me 1 kat pjesërisht nëntokë; 6 vila 1,2 dhe 3 kate me 1 kat pjesërisht nëntokë; 6 vila 1,2 dhe 3 kate; objekt banimi 1,2 dhe 3 kate me 1 kat parkim nëntokë; objekt banimi dhe hotelerie 2 dhe 3 kate me 2 kate pjesërisht nëntokë dhe 2 kate parkim nëntokë; 1 objekt shërbimi 1 dhe 2 kate me 1 kat pjesërisht nëntokë.
Ka 4 Tipologji Vilash te cilat variojne me cmimin nga 550,000 Euro – 650,000 Euro
Parashikuar të mbaroje brenda 2025