"PARK LIFE RESIDENCE" PERBALLE LIQENIT ARTIFICIAL

"PARK LIFE RESIDENCE" PERBALLE LIQENIT ARTIFICIAL

Park Life Residence ka nje vendodhje elitare vetëm pak metra larg Liqenit Artificial dhe me një akses të dedikuar për në pistat e vrapit, këndit të ri të lojrërave dhe shëtitjeve brenda gjelbërimit të Parkut të madh të Tiranës. Infrastruktura rrugore që tashmë po zhvillohet në atë krah të qytetit bën të mundur që rezidenca Park Life të jetë lehtësisht e aksesueshme.

Koncepti “Park Life” eshte krijuar nga studio e njohur Hollandeze JA Joubert Architecture, per te dhene nje shembull si e mendojme jetesen ne Tiranen e se ardhmes.

Investimi dhe ndërtimi po realizohet nga Eurocol një nga kompanitë e ndertimit më profesionale dhe serioze në Shqipëri, e cila operon në tregun Shqiptar që prej vitit 1991.

Park Life Residence eshte I pari kompleks banimi ne Shqiperi pa asnje makine mbi siperfaqen e tokes. Eshte intensiteti me i ulet ne Tirane (1:1) per ndertimin e apartamenteve. Rezidenca perbehet nga 9 godina banimi me vetem 4 kate lartesi dhe parkime nentokesore ku eshte ndertuar e gjithe infrastruktura e levizjes se makinave deri poshte ambjenteve te banimit. Aksesi nga parkimi ne banese behet me ashensor.

Projekti do të ofrojë arkitekturë dhe infrastrukture moderne, cilësi shumë të lartë ndërtimi me paketat me të avancuara që përdoren ne Europen Perëndimore, apartamente termike dhe akustike, rifiniture e cilesise se pare, ambjente me shume drite, pamje mbreselenese te parkut dhe liqenit, godina banimi te rrethuara vetem nga gjelberimi, shërbime, siguri dhe administrim, komunitet elitar etj.

Specifike e ndertuesit per te gjithe projektet e zhvilluara eshte manaxhimi i te gjithe skemes se sherbimeve te mirembajtjes, sigurise dhe administrimit, duke krijuar komoditetin e nevojshem qe sjell rritjen e vleres morale dhe financiare te pasurive te patundeshme te blera ne kete kompani.

Në Park Life Residence do të ofrohen apartamente në shitje të tipologjive dhe dimensioneve të ndryshme duke filluar nga 1+1, 2+1, 3+1, dupleks duke iu përshtatur kërkesave të banorëve.

  • Apartamente ne shitje 1+1 = Nga 57 m2 deri në 64 m2
  • Apartamente ne shitje 2+1 = Nga 75 m2 deri në 112 m2.
  • Apartamente ne shitje 3+1 = Nga 111 m2 deri në 143 m2.
  • Duplekse ne shitje 3+1 = Nga 140 m2 deri në 266 m2.
  • Atiko ne katin e fundit ne shitje 3+1 = Nga 143 m2 deri në 210 m2.

Parkime në katin -1

Cmimet e apartamenteve, duplekseve variojne nga 1,150 Euro/m2 deri në 1,700 Euro/m2.

Cmimet variojne nga kati dhe tipologjia e pronës.

Cmimet e parkimeve jane 18,000 Euro.

Parashikuar te mbaroje ne pranvere te vitit 2021

< >
<
>