- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
Në zonen me te njohur turistike te Shqiperise, ne Plazhin e Durresit, shitet restorant në gjëndje pune. Ndodhet buze reres, ne vijen e pare me dalje dhe pamje direkt nga deti, vetem 50 m larg nga deti. Ka vizibilitet te larte dhe e gjithe zona eshte e frekuentueshme gjate gjith vitit.
Restorant në shitje me sipërfaqe 137 m2 (reale 200 m2) + 45 m2 verande. Organizohet nga kuzhina, ambienti i restorantit ne katin perdhe, veranda dhe 2 tualete. Mundesi per tavolina dhe cadra ne plazh.
Restoranti shitet i mobiluar komplet me të gjitha investimet ekstra që janë bërë si kuzhina e re dhe të gjitha pajisjet e saj, banak frigoriferik, frigorifere, banak lokali, tavolina e karrige per brenda dhe për në veranden e saj, sistem ngrohje-ftohje dhe depozitë uji 3000 litra. Investimet jane bere te gjitha nga fillimi, duke perfshire dhe rifiniturat e brendshme, tualetet dhe dritaret. Restoranti ka dhe poste për shezlone dhe cadra te dedikuara në sipërfaqen e plazhit.
Me certifikate pronesie.