- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
Hotel në shitje, pranë freskisë së Detit Adriatik dhe ajrit të pastër të pishave të gjelbëruara përreth saj. Ndodhet në Gjirin e Lalzit, një ndër pozicionet gjeografike më të mira në gjithë detin Adriatik, me një distancë prej 40 minutash nga Tirana dhe 35 minuta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës.
Hoteli ndodhet në një residencë banimi me pak godina përqark, e cila të krijon komoditetin e privatësisë dhe relaksit total. Rezidenca është e rrethuar dhe e siguruar me mirëmbajtje shumë të mirë, infrastrukturë të rregullt dhe të realizuar cdo gjë nga fillimi.
Godinat janë ndërtuar në 2015, dhe ofrohen punime shumë cilësore, sistem kapot, sistem ngrohje-ftohje, termoizolim, sistem kamerash + siguri 24 orë, hapsira të gjelbërta me pisha në privatesi, parkim etj.
Hoteli në shitje përbëhet nga 2 godina 3-katshe me sipërfaqe totale ndërtimi 1330 m2 (665 m2 secila). Njëra godine ofron 6 apartamente 2+1 me sipërfaqe totale ndertimi 108-112 m2, të cilat janë totalisht të mobiluara. Godina tjetër ofron bar-kafe-restorant dhe 9 suita të mobiluara. Secila suite ka një siperfaqe prej 35 m2 dhoma, të cilat janë të mobiluara shumë mirë.
Mundësi shumë e mirë investimi. Me certifikatë pronësie.