- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
RRUGA “DHIMITER KONOMI”
Apartament 2+1 në shitje në një nga zonat e preferuara te Vlores, me pamje shumë të bukur të Detit Jon. Zona ka infrastrukturë shumë të rregullt, me gjelbërim përreth dhe fare pranë freskisë dhe bukurisë që ofron deti. Ka pranë një rrjet të mirëfilltë sherbimesh si bar/restorante, markete, farmaci, kënd lojrash për fëmijë, gjire plazhesh të bukura dhe fare pranë qytetit të Vlorës.
Apartamenti ndodhet në një godinë 5 katëshe, me shkallet me dritë dhe administrim shumë të mirë. Është i mirëorganizuar, me hapësirë të konsiderueshme, i pajisur me rifinitura shumë cilësore, me kondicioner në cdo dhomë, dritaret me grila si dhe njëra banjo me vaskë me hidromasazh.
Apartamenti në shitje 2+1 me sipërfaqe neto 80 m2 (84 m2 bruto) në katin e pestë me orientim shumë të mirë dhe me pamje të bukur nga deti Jon. Organizohet nga ambienti i ndenjës + kuzhinë + ngrënie, dhomë matrimoniale + tualet + garderobë brenda, dhomë gjumi, tualet dite me dritare dhe ballkoni me pamje nga deti. Ka mundësi parkimi ne sheshin e rrethuar që i takon godines ku ndodhet apartamenti.
Me certifikatë pronësie.