- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
Rezidenca turistike edhe rezidenciale e pozicionuar në bregdetin Shqiptar në një zone unike dhe elitare vetem 150 m nga deti, në plazhin e mrekullueshem të detit Jon. Është vendi ideal për të jetuar shëndetshëm, në privatësi, në gjelberim, në ajer të paster dhe pranë freskisë së detit.
“San Nicolas” do të ofrojë sherbime të ndryshme si ambiente tregtare, një Hotel me sipërfaqe prej 15,000 m2, Godinë sherbimi prej 1783 m2, bar-kafe-restorante, kënde lojrash për fëmijë, kënde sportive, pishinë të përbashkët, ambiente rekreative, qender sportive, vije bregdetare private, shëtitore buzë detit, arkitekture moderne, infrastrukture të standarteve europiane, cilesi te larte ndertimi, siguri dhe administrim 24 ore, privatësi, gjelbërim, mirëmbajtje elitare, jetesë në komunitet, investim të sigurte etj.
Rezidenca do të ofrojë punime shumë cilësore, fasadë alumini termik dopion xham, parapetet e ballakoneve me xham, veshje të mureve me gurë të zonës, orientim lindje – perëndim të cilat do ti japin një ndricim natyral gjatë gjithë ditës vilave dhe apartamenteve.
Apartament ne shitje 3+1 me sipërfaqe totale 123 m2 ndodhet ne katin katin perdhe, me orientimin jug-lindje-perëndim. Organizohet nga dhomë ndenje + kuzhinë + ngrënie, dhomë matrimoniale + tualet + garderobë, 2 dhoma gjumi, 2 tualete dhe veranda.
Apartamenti perfshin dhe nje parkim ne perdorim.
Cmimi i apartamentit 326,000 Euro + oborr me siperfaqe nga 250-600 m2 me cmimin 100 euro/m2
PARASHIKOHET TË PËRFUNDOJË NË SHTATOR 2023