Shërbime

NDERMJETESIM:

Ndërmjetësuesi i pasurive të paluajtshme është një person që vepron si ndërmjetës midis shitësve, blerësve, qiramarresve dhe qiradhenesve të pasurive të patundshme. Misioni i tij është të ofroje sherbimin për një transaksion të pasurive të paluajtshme ndërmjet blerësit dhe shitësit ose qiramarresit dhe qiradhenesit. Per sherbimin e ofruar ndermjetesuesi perfiton komision.

VLERESIM PRONASH:

Vlerësimi i pasurive të paluajtshme është percaktimi i nje opinioni të vlerës të pronës se paluajtshme, ne perputhje me vlerat e tregut. Transaksionet e pasurive të paluajtshme kërkojnë patjeter vlerësime pasi çdo pasuri është unike, sidomos gjendja e saj perben një faktor kyç në vlerësim. Vendodhja gjithashtu luan një rol kryesor. Megjithese prona nuk mund të ndryshojë vendndodhjen, shpesh janë përmirësimet që mund të ndryshojnë vlerën e saj. Raportet e vlerësimit përbëjnë bazën për kreditë që jepen nga bankat. Lexo më shumë

INVESTIME NE REAL ESTATE:

Investimi ne pasurite e paluajtshme përfshin blerjen, shitjen, menaxhimin, dhënien ose marrjen me qira te tyre. Edhe përmirësimi i pronës së paluajtshme, si pjesë e një strategjie investimi, përgjithësisht konsiderohet të jetë një nën-specialitet i investimit. “Inf 93” Real Estate investon ne ato prona te paluajtshme (apartamente, dyqane, truall, vila, hotele etj) qe jane atraktive ne treg dhe qe kane vleren e tregut.

ARKITEKT:

“Inf 93” Real Estate, ne bashkepunim me studion arkitekturore B&G, Tirane, ndihmon klientet per permiresimin e anes funksionale te pronave te tyre, per projektimin e interiereve sa me te kendshme dhe zbatimin e punimeve te tyre me cilesi dhe me materiale me standarte te larta.

KONSULENCE LIGJORE:

Ofrojme konsulence ligjore per investime ne tregun imobiliar shqiptar per klientet dhe partneret tane shqiptare dhe te huaj, per tua bere me te thjeshte transaksionin e tyre. Verifikojme dokumentat e pronesise, asistojme ne perpilimin e kontratave dhe ne ndjekjen e procedurave per regjistrimin e prones ne ZVRPP. “Inf 93” Real Estate bashkepunon me avokatet dhe noteret me ne ze ne Shqiperi.

KONSULENCE FINANCIARE:

Asistojme me konsulence financiare per investime ne tregun imobiliar shqiptare per klientet dhe partneret tane shqiptare e te huaj, per tua bere me te thjeshte transaksionin e tyre. Bashkepunojme me banka te ndryshme qe asistojne klientin ne marrjen e kredive me kushte sa me te lehtesuese dhe favorizuese. Ndihmojme klientin ne llogaritjen e kostove te investimit, kthimit te investimit, kostove financiare te transaksionit, parashikimin e rritjes ose uljes se vleres se prones, etj. etj.

KONSULENCE TEKNIKE:

“Inf 93” Real Estate, ne bashkepunim me grupin e puneve te ndertimit “Mitreli”, ndihmon klientet ne rregullimin, sistemimin, permiresimin dhe rinovimin e pronave te tyre. Grupi “Mitreli” realizon punimet ne kohe, me cilesi dhe me materiale me standarte bashkekohore. “Inf 93” Real Estate informon klientet per teknologjite e reja ne ndertim.