- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
Toke me studim për shitje buzë rruges, 800 metra nga autostrada Tiranë-Fushe/Kruje dhe me akses ne autostraden Fushe-Krujë-Durres, dhe vetem 7 KM nga aeroporti “Nënë Tereza”, Rinas e zona të tjera rreth e përqark. Ndodhet 1.5 KM larg nga gjurma e projektit te rruges Thumane-Qaf Kashar.
Prona eshte ne zone industrial sipas PDV të miratuar nga bashkia, 500 metra në hyrje të qytetit të Fushe Krujes.
Toka ka formë të rregullt, ështe me rrugë të asfaltuar deri tek vendodhja e saj dhe me akses me autostraden e zonat përreth. Ka akses me rrjetin KUZ dhe energjine elektrike dhe aksesohet lehtesisht me rruge te asfaltuar.
Tokë ne shitje me siperfaqe totale 10,000 m2, pranë rruges kryesore. E përshtatshme për ndertime industriale, magazine, kapanone, linja prodhimi dhe zyra. Eshte me intensitet ndërtimi 1.7, koeficient shfrytézimi 70 % për objekte deri ne 3 kate mbi toke dhe me lartësi 12 metra.
Cmimi 40 euro/m2. Me çertifikatë pronësie.