- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
Zona ku ndodhet kompleksi eshte nje zone shume e mire, me gjelberim dhe ajer te paster, ne periferi te Tiranes por jo shume larg nga qyteti, ngjitur me Parkun e Liqenit dhe Kopeshtin Botanik, dhe shume afer me Unazen e Madhe te Tiranes qe ben te mundur daljen nga Tirana shume te lehte.
Vila ndodhet ne nje nga komplekset me cilesore, e cila ofron siguri 24 ore, privatesi, gjelberim, mirembajtje elitare, jetese ne komunitet.
Vile e re me qira, 2 kateshe + bodrum + nencati, e cila ofron 4 dhoma gjumi, 4 tualete, garderobe, ambjente gatimi dhe ambiente ngrenie, ambient ndenjie me oxhak, lavanderi, dhe ballkon. Gjithashtu ofron 2 parkime te mbyllura, pishine te vecante dhe oborr perpara, oborr te sistemuar me gjelberim dhe oxhak nga ana e mbrapme. Vila ka termoizolim, oxhak, sistem ngrohje-ftohje me chiller. Vila eshte pjeserisht e mobiluar dhe mund te mobilohet. Orientim nga lindja.