- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
Jepet vile me qira, e cila ka një vendodhje shumë të mirë, pranë Liqenit të Farkës në mes gjelbërimit dhe ajrit të pastër. Zona është e zhvilluar me komplekse rezidenciale vilash me infrastrukturë të rregullt dhe lehtësisht e aksesueshme.
Vila ofron punime shumë cilësore të standarteve evropiane, termoizolim, sistem ngrohje-ftohje qendror, i shtruar me parket druri cilësor, oxhak funksional, dritaret me grila dhe mobilim shumë cilësor dhe bashkëkohor.
Vile me qira 2 katshe + bodrum me siperfaqe ndërtimi 200 m2 + 500 m2 oborr + 1500 m2 tokë në funksion të shtëpisë. Është e organizuar me ambient ndenje + ngrënie, + kuzhinë, dhomë matrimoniale, 2 dhoma gjumi, 2 tualete, depo dhe ballkon. Ka dritë natyrale gjatë gjithë kohës për shkak të orientimit shumë të mirë jug-lindje-perëndim-veri.
Vila ofron dhe 5 vende parkimi të hapura.
Cmimi është neto.