- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
Në një zone eskluzive banimi, vetem 3 km nga qendra e Tiranes, 2 minuta nga Liqeni i Farkes, nje nga zonat më të preferuara dhe elitare të Tiranes, vendi ideal per te jetuar, me ajer te paster dhe shume te qete, e cila është e zhvilluar vetem me vila banimi private.
Vila ofron arkitekture moderne dhe funksionale, ndodhet ne nje faqe kodre, buze nje rruge panoramike, rrethuar me mur dhe gjelberim. E pozicionuar larg nga vilat e tjera ka privatesi, gjelberim, ajer te paster, qetesi dhe me nje pamje shume te bukur te Tiranes dhe Malit te Dajtit
Vile individuale luksoze me qira, 3 katshe + bodrum, me siperfaqe ndertimi 300 m2 + bodrum 95 m2 + oborr 400 m2. Vila ofron ambiente ndenje te bollshem me oxhak funksional, ambient gatimi dhe ngrenie te vecante, 6 dhoma gjumi nga te cilat 4 jane te mobiluara dhe 2 jo, 4 banja, lavanderi, depo, verande me pamje te bukur dhe 2 ballkone. Oborri shtrihet para dhe mbrapa viles, eshte i gjelberuar komplet me peme te ndryshme, shtruar me gure dekorative. Mundesi parkimi per dy makina jashte dhe kater makina ne bodrum. Bodrumi mund te sherbeje dhe si depo ose si palester.
Vila eshte pjeserisht e mobiluar me mobilje cilesore, ka izolim termik dhe akustik, eshte e gjitha e shtuar me parket, ka oxhak dhe sistem ngrohje-ftohje qendrore, shkalle druri nga kati 0 deri ne katin +2.
Cmimi eshte bruto dhe i diskutueshem.