- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
Vilë e re luksoze për qira, e cila ndodhet në Sauk, 3 KM nga qendra e Tiranës, në një zonë shumë të qetë të gjelbër dhe me infraskturë të rregullt rrugore. Në këtë zonë gjenden dhe disa ambasada të njohura.
Vendodhja e viles ofron qetësi, privatësi, gjelbërim, ajër të pastër dhe një pamje shumë të bukur. Ka punime shumë cilësore, tërësisht i hidroizoluar, sistem shumë të mirë ngrohje-ftohje, të gjitha ambientet të shtruara me parket, kuzhinë moderne me cilësi të lartë etj. Ofron gjithashtu kopësht të sistemuar shumë bukur rreth viles.
Vilë me qira 2 kate + bodrum me sipërfaqe ndërtimi 700 m2 + 500 m2 sipërfaqe totale toke. Vila ofron 5 dhoma gjumi, 3 dhoma ndenje, kuzhinë të veçantë, 7 tualete, lavanderi, dhomë teknike, verandë, parkim dhe një kopsht të madh të gjelbër.
Çmimi është bruto.