- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
9 KM NGA QENDRA E TIRANES
Vila ndodhet në “Sunrise Residence”, e cila ofron 24 orë siguri, shërbime, infrastrukturë moderne, privatesi, gjelbërim, ajër të pastër, mirëmbajtje elitare, jetesë në komunitet etj.
“Sunrise Residence” ndodhet në një nga zonat më të preferuara dhe më elitare të Tiranës në mes të gjelbërimit, ajrit të pastër dhe qetësisë së zonës. Zona është zhvilluar me komplekse banimi vetëm 200 metra nga Tirana East Gate, Tirana International School dhe Akademia Botërore e Tiranës.
Vila ofron punime shumë cilësore, peisazh të bukur te zones me oborre të gjelbëruara, izolim termik, oxhak, sistem ngrohje/ftohje cilësor dhe panel diellor. E mobiluar me guzhinë dhe pajisje cilësore në ambientin e ndenjës dhe ambienteve të gjumit.
Vile me qira 3 kate + bodrum me siperfaqe ndertimi 340 m2 + 80 m2 verande + 220 m2 truall, me orientimin lindje-perëndim. Vila me arkitekturë moderne ofron këto ambiente: ambientin e ndenjës, kuzhinën + ambientin e ngrënies, katër dhoma gjumi, dy ballkone, katër tualete, veranden dhe bodrumin i cili ofron 2-3 vende parkimi.
Cmimi është bruto.