- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
Rezidence re banimi shumë cilësore e projektuar përballe malit piktoresk të Dajtit. Një kompleks unik që do të ofrojë standartin më të lartë të jetesës suburbane në Tiranë. Vendndodhja e kompleksit ofron akses direkt me unazën e madhe të Tiranës, qëndren tregtare TEG, pranë Liqenit te Farkes dhe parqeve natyrore të rrethinave të qytetit.
Nje nga zonat më të preferuara dhe elitare që karakterizohet nga komplekse rezidenciale vilash. Ndodhet vetëm 5 KM nga qendra e Tiranes.
Rezidenca është në harmoni të plotë me peisazhin e zonës, larg zhurmave te qytetit, ne mes të gjelberimit, ajrit të paster dhe qetesise. Ofron arkitekture unike dhe bashkëkohore, orientim shumë të mirë me dritën e diellit dhe konturet e tokës natyrale, duke ofruar keshtu një fushëpamje të gjerë panoramike të malit te Dajtit nga çdo vilë. E projektuar në mënyrë rigoroze sipas standartit të ndërtimit “Eurokode” për të qënë një nga ndërtimet me cilësinë me të lartë në zonën e Farkës me materiale shume cilesore, termoizolim Colle Weber San Gobain. Lartësitë e ulëta të vilave i përshtaten kontekstit suburban të zonës, duke u ndërtuar sipas relievit te tokes për të krijuar një pamje ku secila vilë nuk pengon pamjen e tjetrës. Hapësira të mëdha parkimi të rrethuara nga kopeshte të gjelbëruara dhe sherbime të garantuara. Siguri maksimale 24 orë, privatesi, vend-roje.
Vile në shitje 2 katshe + bodrum, me sipërfaqe ndertimi 218 m2 + 7 m2 verande + 68 m2 tarrace e shfrytezueshme + 184 m2 oborr. Bodrumi është open space e cila mund të organizohet sipas kerkesave të klientit dhe tualeti. Kati perdhe organizohet nga ambient ndenje + ngrënie, kuzhine pak e vecuar, tualet me dritare dhe veranda. Kati i parë perbehet nga dhomë matrimoniale + tualetin brenda, 2 dhoma gjumi, tualet dite. Ka dhe tarracen e shfrytezueshme.
Parkim për 2 makina.
Parashikuar të mbaroje brenda vitit 2026