- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
Rezidence e re banimi shumë cilësore, vazhdimesi e ndertimeve Eco-Tech me nje vendodhje shumë të mirë, në një terren kodrinor mes ajrit të paster dhe gjelberimit. E rrethuar nga drita natyrale e diellit, ajri i pastër dhe peisazhi i gjelbër, rezidenca Cuci 3 është projektuar të ofrojë komoditetin dhe funksionalitetin e nevojshëm për familjen tuaj, me hapësirat e nevojshme dhe ndërtim me cilësi të lartë. Infrastruktura rrugore e zhvilluar bën të mundur që të jetë lehtësisht e aksesueshme me autostraden Tiranë-Elbasan e cila ndodhet pak metra larg ndërtimit të këtij projekti të ri rezidencial, qendren tregtare TEG, Parkun e Liqenit Artificial, kryeqytetin dhe zonat e tjera perreth. Një nga zonat më të preferuara për të jetuar në privatesi.
Rezidenca “Çuçi” 3 është në harmoni të plotë me peisazhin e zonës, larg zhurmave te qytetit, ne mes të gjelberimit, ajrit të paster dhe qetesise.
Rezidenca do te ofrojë arkitekture unike dhe bashkëkohore sipas standartit të ndërtimit “Eco-Tech” për të qënë një nga ndërtimet me cilësinë me të lartë në kete zone. Orientim shumë të mirë me dritën e diellit, fushëpamje të gjerë të zones perreth, privatesi, vilat nuk pengojne pamjen e tjetres, hapësira të mëdha parkimi te rrethuara me kopshte të gjelbëruara dhe sherbime te garantuara. Kompleksi është i aksesueshem nga disa rrugë, siguri maksimale 24 orë dhe vend-roje etj.
Vilë e bashkangjitur në shitje 2 katshe + bodrum me siperfaqe ndertimi 200.9 m2 + 208.2 m2 toke. Bodrumi ka garazhin per 2 makina dhe nje ambient open space i cili mund të organizohet sipas kerkesave të klientit, dhomë teknike, lavanderi etj. Kati perdhe është i organizuar nga ambient ndenje + ngrënie + kuzhine, tualeti dhe lavanderia. Kati i parë organizohet nga dhomë matrimoniale + tualetin me dritare + ballkon, 2 dhoma gjumi, tualeti dhe ballkoni.
Parashikuar të mbaroje ne Korrik 2026