- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
Rolling Hills Liqeni shtrihet mes gjelbërimit të kodrave të Farkës buzë liqenit te saj, pranë natyrës, në ajër të pastër, nje vend qetësie dhe çlodhjeje, i cili do ofroje jetesë elegante, unike dhe luksoze. Ndodhet vetem 5 min. nga TEG, me akses të drejtperdrejte me Unazen Lindore, 10 min. nga Bulevardi “Deshmoret e Kombit” dhe me akses te dyfishte me qytetin e Tiranes nepermjet rruges dytesore, prane hyrjes se kompleksit.
Rolling Hills Liqeni, nuk është thjeshtë një rezidence banimi por nje qender e vertete komunitare që ju lejon të shijoni lirinë pranë natyrës dhe arkitektures së përzgjedhur që e respekton atë duke mundësuar pamje të liqenit nga çdo vilë te cilat kane planimetri të rregullt dhe ndriçim natyral gjate gjithe kohes. Bazuar në arkitekturën neoklasike franceze, ato janë trajtuar me një frymë të re bashkëkohore dhe theks të fortë tek cilësia e ndërtimit.
Avantazhet e prones:
Vilë individuale në shitje 2 katshe + bodrum, me siperfaqe totale ndertimi 273 m2 + 419.42 m2 oborr. Organizohet nga kati perdhe i cili ofron open space, lavanderi, dhomë teknike dhe tualetin. Kati parë ka sallonin + ambient ngrënie + kuzhinë, një ambient per zyre, tualetin me dritare dhe ballkoni. Kati i dytë ka dhomë matrimoniale + tualet me dritare + garderobe, 2 dhoma gjumi, tualet me dritare dhe verande. Vila ka dhe 2 poste parkimi të hapura.
Parashikuar të mbarojë ne Dhjetor 2025