"ROLLING HILLS" LUXURY RESIDENCE
1 250 000€
< >
Vila Vilë Në Shitje - Adresa: Vila Vilë Në Shitje - Adresa: Vila Vilë Në Shitje - Adresa: Vila Vilë Në Shitje - Adresa: Vila Vilë Në Shitje - Adresa:
<
Vila Vilë Në Shitje - Adresa: Vila Vilë Në Shitje - Adresa: Vila Vilë Në Shitje - Adresa: Vila Vilë Në Shitje - Adresa: Vila Vilë Në Shitje - Adresa:
>
Përshkrimi i pronës: 

VETEM 5 MIN NGA TEG, "TIRANA INTERNATIONAL SCHOOL"

Vilë luksoze në shitje me një arkitekturë neoklasike franceze ndodhet në Rolling Hills Residence, një nga vendbanimet më cilësore, elitare dhe të preferuar të Tiranës. Zona ofron siguri 24 orë, infrastrukturë moderne me fasada xhami të mëdha, privatësi, gjelbërim, ajër të pastër, mirëmbajtje elitare, jetese komode në komunitet, park rekreativ etj.

Rolling Hills Residence e pozicionuar në një kodrinë të gjelbëruar, ofron stilin e jeteses elegante, pranë kryqytetit, por larg zhurmës dhe kaosit urban. Zona është e zhvilluar me komplekse rezidenciale vilash shumë afër me Tirana East Gate, Tirana International School, World Academy of Tirana dhe vetëm 15 min me makinë nga qendra e Tiranës.

Vila në shitje ju jep mundësinë që të shijoni pamjet e mrekullueshme të gjelbërimit, oborrit dhe të zonës fale numrit të madh të dritareve, ballkoneve, verandës dhe vetratave. Ofron ashensor, punime shumë cilësore si termoizolim, mermer i vecantë, parket druri cilësi e lartë, instalime elektrike dhe hidraulike super cilësore, sistem ngrohje – ftohje me chiller, ndricim të jashtëm, sistem vaditje për kopshtin, zgarë profesionale të ndërtuar me tulla etj. E mobiluar totalisht me stil bashkohor gjer në detaje në cdo ambjent duke filluar nga perdet klasike të vecanta, mobiljet, kuzhina italiane, tablotë, gjitha hapsirat e shfrytëzueshme me klas, dhe prania e oxhaqeve në dy sallone, e bën unike në llojin e saj si vilë.

Vilë në shitje 2 katëshe plus 1 kat bodrum me ashensor, me sipërfaqe ndërtimi 463 m2 (485 siperfaqe totale) + oborr të gjelbëruar 715 m2. Në katin përdhe vila organizohet nga një sallon i bollshëm, ambjentin e ngrënies, guzhinën e vecuar, studio librari, 1 tualet me dritare dhe verandë të bollshme. Kati -1 bodrumi me akses direkt në oborr ofron dhomë ndenje, ambjent guzhine dhe ngrënie, aneks, dhome gjumi, depo uji, dhomë teknike, lavanderi dhe 1 tualet me një investim shumë cilësor dhe modern. Kati dytë ofron dhomë matrimoniale me tualet, garderobë dhe verandë, 2 dhoma gjumi, 1 tualet me dritare dhe 1 ballkon. Vila ofron 2 vendparkimi jashtë, me pamje komplet nga Parku Rekreativ i Rolling Hills. Me çertifikatë pronësie. Shitet e mobiluar.

 

Detajet e Pronës
QYTETI: 
Tirane
TIPI: 
Vilë
SIPËRFAQJE NETO: 
463m 2
SIPËRFAQJA TOTALE: 
485m 2
DHOMA: 
4
BANJO TOTAL: 
4
KATET E PRONES: 
3
MOBILUAR: 
Po
PRONA: 
E re
GATIM - NGRËNIE - NDENJE: 
Veç
ASHENSOR: 
Po
PARKING POSHTË GODINE: 
2
HIPOTEKË: 
Po
OBORR: 
715m 2
BALLKON: 
2
X

Kontakto Agjentin

CAPTCHA
Ky test shërben për të parandaluar spamin.
Image CAPTCHA
Enter the characters shown in the image.