- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
West Home Residence, nje rezidence e re e cila shtrihet mes gjelberimit dhe ajrit te paster në zonen e Farkes, vetëm 5 minuta nga liqeni i Farkes. Ndodhet 14 minuta nga qendra e Tiranës, 2 minuta nga qendra tregtare TEG dhe me akses të shpejtë në të gjithë qytetin për shkak të afërsise me unazën e madhe. Vetëm 10 min nga liqeni i Tiranës, Parkut më të madh në Tiranë për fëmije dhe të rritur.
Falë vendodhjes perfekte dhe e pozicionuar mes natyrës në harmoni të plotë me dinamiken e zones, rezidenca ju jep mundesinë të shijoni pamjet e peisazhit kodrinor rural, malit të Dajtit dhe brezit të gjelbër të zones, për një jetese elitare. Zona është e zhvilluar me komplekse rezidenciale vilash, bar/restorante te njohura, me infrastrukturë të rregullt dhe lehtësisht e aksesueshme me Tiranen dhe zonat perreth.
West Home Residence ofron teknologjinë më të fundit në të gjitha aspektet e ndertimit, arkitekturë moderne me standarte luksoze ndërkombëtare, densitet te ulet ndertimi dhe fasade e ventiluar, teknologji Smart Home dhe eficiencë energjitike. Ka orientim Lindje/Perëndim, pishinë personale dhe parking te dedikuar. Rezidenca eshte e rrethuar me mur perimetral dhe administrim e siguri 24 orë me kamera dhe post roje, kurim i hapësirës së gjelbërt, komuniteti te përzgjedhur etj.
Vile elitare në shitje 3 katshe me siperfaqe totale ndertimi 280.87 m2 + 332.88 m2 oborr + pishine. Kati -1 organizohet nga ambient open space qe mund te shfrytezohet si ambient ndenje+kuzhine etj. palester, dhome teknike, lavanderi dhe tualeti. Kati perdhe organiozhet nga ambienti i ndenjes i madh, kuzhine, tualet me dritare dhe veranda. Kati i parë organizohet nga dhomë matrimoniale + garderobe+tualet me dritare + verande, 2 dhoma gjumi, tualet me dritare dhe veranda.
Vila ka pishinë dhe 3 poste parkimi.
Faza e parë është parashikuar të perfundoje në Prill 2025