- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
Jepet zyre me qira në një nga zonat më të mira të Tiranës, te pallatet Agimi, prane qendres. Zona në fjalë është më e kërkuara për zyra, pasi aty ka lëvizje të madhe këmbësorësh e mjetesh dhe afër disa institucioneve shtetërore, arsimore, shoqërore, tregtare si dhe këndeve të lojrave për fëmijë.
Zona ofron sherbime të ndryshme si supermarkete, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante dhe rruge të dedikuara për këmbësore dhe bicikleta, etj.
Zyra ofron punime cilësore, me sistem kondicionimi, të sapo mobiluara me tavolina pune, karrige dhe dollape. E përshtatshme për një staf deri 7 persona.
Zyre me qira me siperfaqe 50 m2, pozicionohet në katin perdhe. Organizohet nga 2 zyra pune, kuzhinë për konsumim, tualet dhe bodrum për magazinim. E përshtatshme për ushtrim biznesi të kategorive të ndryshme, zyra, klinike, konsulence etj.
Cmimi është neto.