- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
RRUGA "PETRO NINI LUARASI"
Apartamenti gjendet ne nje vendodhje shume te mire, 10 min nga qendra e Tiranes, 100 M nga Unaza e Vogel, dhe nga Shkolla e Baletit dhe afer institucioneve arsimore, shoqerore, tregtare dhe kendeve te lodrave per femije, ne nje nga zonat me te mira te Tiranes. Zona ofron supermarkete, bar/kafe, restorante, shkolla, kopeshte,klinika mjeksore, etj.
Pallati ku gjendet apartamenti eshte pallat i perfunduar vetem para tre vitesh, ka ashensor, shkallë te bollshme me dritare, parkim poshte tij, shesh lojrash per femijet dhe administrim shume te mire.
Apartament me qira i pershtatur per zyre, me siperfaqe 90 m2 netto (105 m2 brutto) + 58 m2 verande, ne katin e 7, me orientim jug-perendim-veri, ofron tre ambjente per zyra, dy tualete, njeri me dritare dhe nje verande te madhe qe rrethon gjithe apartamentin e mbuluar me çati druri. Apartamenti eshte i mireorganizuar, i pajisur me rifinitura te mira, me sistem qendror kondicionimi, parket, dyer dhe dritare cilesore, grila etj. Apartamenti jepet i pamobiluar.
Mundesi parkimi me qira ne katin -1.