- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
Zyre për qira ne një nga zonat më elitare dhe më të kërkuara të kryeqytetit e cila eshte e zhvilluar me infrastrukturë të rregullt dhe me kërkesë të lartë ushtrimi biznesi dhe banimi. Ka pranë institucione arsimore, shoqërore, tregtare dhe afër këndëve të lojrave për fëmije, kjo e bën një nga zonat më të preferuara të Tiranës.
Zona ofron hapesira të dedikuara për këmbësore dhe bicikleta, supermarkete, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante, shërbime të ndryshme etj.
Prona ndodhet ne nje pallat të ri 8 katësh me ashensor dhe me administrim shumë të mirë.
Zyre me qira me sipërfaqe totale 134.6 m2, pozicionohet në katin e 4 me orientim shumë të mirë jug-lindje-perëndim. Organizohet nga tre ambiente, dy tualete, depo dhe ballkoni.
Cmimi është bruto ku përfshihet dhe një parking.