- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
Ambient biznesi për qira, i cili ndodhet në një zonë shumë të mirë, pranë shume institucioneve shtetërore, shendetsore, arsimore e shoqërore. Në një zone tregtare dhe buze njërës nga rruget kryesore të kryeqytetit.
Ambienti ndodhet buze rruges kryesore, në një godine të re dhe cilesore, është i rrethuar nga shume gjelberim nga të gjitha anët. Ka dy hyrje.
Ambient me qira i përshtatshem për zyra, klinike, call center dhe biznese te tjera, me siperfaqe totale 1140 m2, 175 m2 në katin perdhe dhe 964 m2 në katin e pare teknik mbi dyqane, të cilat lidhen ndermjet tyre me shkalle te brendshme. Përbëhet nga 10 ambiente zyrash të ndara me mure gipsi te cilat dhe mund të levizen, 3 ambiente te mëdha open space, dy korridore, një ambient pritjeje me recepsion dhe 8 banja. Ambienti eshte i mobiluar per call center por mund te jepet dhe bosh. Është i pajisur me sistem qendror kondicionimi per ngrohje dhe ftohje, sistem alarmi, sistem kundra zjarrit etj. Ështe i pajisur me vetrata xhami te larta. Ne kete ambient janë bërë rifinitura cilesore ekstra, izolim akustik dhe termik, dritaret jane me dopio xham. Pamje shume e bukur, buze rruges kryesore me mundesi reklamimi. Orientimi nga lindja, jugu dhe perendimi, kjo jep mundesine që ambienti të ketë shume drite natyrale.
Cmimi eshte neto.