- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
Shumë pranë gjelbërimit, ajrit të pastër dhe qetësisë së Parkut Kombëtar të Tiranës jepet zyre me qira. Një nga zonat më të preferuara të Tiranës me kerkese te larte qiraje dhe banimi. Vendodhje unike afër institucioneve arsimore, shoqërore, tregtare dhe këndeve të lojrave për fëmijë etj.
Vendodhja ofron zona të dedikuara për këmbësor, biçikleta, ka supermarkete, shkolla, bar/kafe, restorante sherbime të ndryshme etj.
Zyra ndodhet në një pallat të ri 12 katësh, me cilësi të lartë ndërtimi i cili do të ofrojë siguri 24 orë, mirëmbajtje elitare, shërbime edhe parkim. Është i shtruar me parket dhe i pajisur me sistem kodicionimi ngrohje-ftohje.
Zyrë për qira me sipërfaqe neto 182.18 m2 (217.28 m2 totale), pozicionohet në katin e 11-të, me orientimin lindje-perëndim-jug dhe me pamje shumë të bukur parkut dhe zonës që rrethon. Zyra organizohet nga 3 ambiente, 2 depo, 2 tualete, 3 ballkone dhe një korridor me hapësirë te shfrytëzueshme.
Cmimi perfshin tatimin e qirase (bruto) dhe një parkim në katin – 1