- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
Projekti me i ri multifunksional elitar në zemër të Tiranës “Downtown One” është një destinacion ideal për të jetuar, punuar dhe zhvilluar biznesin tuaj dhe ofron një pafundësi zgjedhjesh të përshtatura për ju. Downtown One lidhet drejtpërdrejt me akset kryesore, me unazën e vogël, vetem 10 minuta nga larg unazës së madhe, 2 minuta larg Bulevardit Qendror dhe me akses të pakrahasueshëm me intisitucionet qendrore, vendore dhe financiar. Zona ofron zona te dedikuara per kembesore dhe bicikleta, supermarkete, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante, shërbime, destinacione argëtimi etj
Downtown One do t’ju ofrojë gjithçka ju nevojitet, qendër fitnesi dhe spa, salla konferencash dhe seminaresh, bar, restorant, kënd argëtimi për fëmijë, cilësi elitare ndërtimi, sistem qëndror ngrohje-ftohje-ventilim, sistemi Smart-Home, siguri 24 orë, mirembajtje e ambienteve të përbashkëta etj.
Downtown One do të ofrojë për shitje apartamente elegante, zyra komode, ambjente komerciale (dyqane), parkime dhe depo. Për të garantuar privatësinë e rezidentëve dhe funksionalitetin e bizneseve dhe hapësirave komerciale, Downtown One do të ketë recepsione të ndara për apartamentet dhe për zyrat. Janë parashikuar të vendosen 14 ashensorë të markave më të sigurta dhe 1 shkallë lëvizëse.
Zyre ne shitje me siperfaqe neto 24 m2 (siperfaqe totale ndertimi 41 m2) ne katin e 7 nga toka, do te ofroje nje hapesire per te pershtatur kerkesave te biznesit tuaj. Tualetet janë të përbashkëta. Parashikuar te mbaroje brenda vitit 2024.