- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
Zyra në shitje ka nje vendodhje shumë të mirë, 5 minuta nga Bulevardi i ri, 1 km nga Sheshi “Skënderbej” dhe me akses në unazën e vogël të Tiranës. Vendodhja e pronës është e favorshme si për të arritur qendrën e qytetit ashtu dhe për të dalë jashtë saj në drejtim të zonave periferike, aeroportit etj. Vendodhja afër institucioneve arsimore, shoqërore dhe tregtare e bën një nga zonat më të preferuara të Tiranës.
Godina ku ndodhet zyra ofron punime shumë cilësore me standart europian, siguri 24/7 dhe mirëmbajtje shumë të mirë. Ajo ofron mundësi parkimi nëntokë me qira.
Prona ofron punime super cilësore dhe është e investuar me produktet më të mira në treg. Ka 3 tripoda me sistem hyrje nëpërmjet face detection te kompanise HIK Vision, ndricim Led Philips, tavan të varur gips anti-akustik i veshur i gjithi me lesh xhami në tavan, sistem kamerash 4 mph, lartesia 2.8 m, ndarja e mureve eshte bere me kartongjes me lesh xhami 75, xhamat e zyrave të brendshme janë triplex me dy dhoma gazi që bën eleminimin 100 % te zhurmave që vijnë nga salla, dyshemeja eshte e shtruar nje pjese me parket Laminat c5 industrial dhe nje pjese me pllaka, sistemi kondicionimi qendror e Markes Daikin, sistem aspirimi dhe rekuperimi të ajrit nga jashte, të gjitha banjot incaso dhe sistemet e perdorura janë “Geberit”, sistem incaso te audios të incoperuara në tavan të varur, sistem kamerave 4 K që mbulon cdo hapësire ne ambiente, rrjet të komanduar te TV të cilët komandohen nga recepsioni me Matric, salla open space ka edhe incuperatorin e ajrit i cili bën të mundur qarkullimin e ajrit nga ambientet e jashtme ne ato të brendshme duke ruajtur 70 % te temperatures së ambientit.
Zyrë në shitje me sipërfaqe neto 961.36 m2 (1100 m2 siperfaqe bruto), kati i 2-të me hyrje në vete direkt nga rruga dhe me 1 dalje emergjence që lidhen me shkallet e pallatit. Në hyrje të saj në katin e dytë ka recepsionin, disa zyra intervistash, ambientin open space, ambient kuzhine + ambient ngrënie dhe 17 banjo në total. Shitet bosh.
Me çertifikatë pronësie.
Objekti ofron mundesi parkimi me qira.