- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
(Ing. LEFTER SILA - Pjese nga STUDIMI I TREGUT)
Ne fillim te vitit 1994, ne qytetin e Tiranes (kryesisht brenda unazes), filluan te ndertohen pallate te reja banimi, ne sheshe te lira ose midis pallateve ekzistuese. Konstruksioni i tyre ishte me mur tulle dhe ndertoheshin 5 – 6 kate. Cmimi mesatar i shitjes se tyre ne ate kohe ishte 24.000 – 26.000 leke/m2. Pra, nje apartament 1+1, me sip. 65 m2, blihej afersisht me 1.600.000 leke. Nje apartament 2+1, me sip. 85 m2, blihej me 2.100.000 leke.
Ne muajin tetor 1994 filloi pallati i pare per banim me konstruksion betonarme monolit me 10 kate, me themele me pilota dhe mure mbushes me tulla. Ky ndertim filloi ne zonen e ish Bllokut, (pallati te ish lokal “Mjelma”).
Cmimi fillestar i shitjes per apartamentet e banimit ne kete pallat ishte 290 $/m2. Pra, te ish-Blloku filloi ajo qe quhet zona me e preferuar per banim e aktivitete te ndryshme.
Kjo zone u quajt “Manhatani” i Tiranes, per faktin se u kthye ne nje zone te rendesishme banimi, biznesi e argetimi dhe per faktin e cmimeve mjaft te larta te pasurive te paluajtshme ne kete zone.
Deri atehere, ne vendin tone, ishin realizuar ndertime te larta vetem me elemente te parafabrikuara, si hotel “Tirana” (15 kate), pallatet e banimit te rruga e “Barrikadave” (9 kate) si dhe pallatet me tulla dhe me panele te parafabrikuara nga uzina e parafabrikateve, qe shkonin deri ne 6 kate.
Filloi keshtu nje epoke e re ne ndertimin e pallateve te reja te banimit, te cilat shkonin ne 7, 10, 12 e 15 kate. Ndersa sot shkojne deri ne 40 kate. Fillimisht ne qender te qytetit e brenda unazes dhe me vone jashte unazes. Vlen te theksohet se ndertimet e reja te larta filluan te shtrihen dhe ne periferi, si ne Kinostudio, Laprake, te ish-Kombinati “Misto Mame” e ish- kombinati Tekstil, te Kopshti Botanik, mbrapa liqenit artificial te Tiranes, madje edhe te kthesa e Kamzes, te Fresku, ne Yzberisht, etj. etj.
Gjate viteve 1994 – 1996, vihet re se kishte me shume oferte se sa kerkese per apartamente te reja. Kjo shpjegohet me faktin se te ardhurat ishin te pakte ne ate kohe. Nga ana tjeter, ato projektoheshin e ndertoheshin me siperfaqe me te madhe se apartamentet ekzistuese (shtoheshin dhe ambientet e perbashketa), gje qe bente te rritej cmimi i shitjes dhe ky rezultonte me i madh se i apartamenteve ekzistuese, te cilat perbenin volumin me te transaksioneve ne ate kohe. Te keto vite tendenca e popullsise ishte te shiste apartamente, ne menyre qe t’i fuste parate ne firmat piramidale, dhe jo te blinte, meqenese dukej se fitimi aty ishte shume i madh. Prandaj dhe cmimet e apartamenteve te reja ne ate kohe pothuajse ishin konstante, ose rriteshin me nje perqindje te ulet.
Ndersa ne vitin 1997, edhe per keto tipe apartamentesh te reja, si dhe per apartamente ekzistuese, u be e veshtire shitja e tyre. Faktori kryesor ishte renia e firmave piramidale, e per pasoje, humbja e lekeve nga mjaft familje shqipare dhe inflancioni i konsiderueshem i lekut.
Theksojme se ne keto vite (1994–1996), me e preferuar per banim ishte zona e qendres se Tiranes dhe aty cmimet ishin 10-15% me te larta se zonat e ish-Bllokut. Pak me vone zona e ish-Bllokut dhe ajo prane Televizionit Shqiptar u bene zonat me terheqese per banim e biznes dhe aty cmimet u rriten me shpejt dhe ne ate kohe ishin rreth 30% me te larta se ne zonen e qendres se Tiranes, rreth 60% me te larta se rreth unazes se vogel te Tiranes dhe rreth 120% me te larta se zonat e periferise se Tiranes, si Kinostudio, ish-Kombinati Tekstil, Lapraka, etj., (shiko grafiket sipas rrugeve kryesore nga periferia ne qender e ish-Bllok).
Vazhdon…….