- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
Pak orë nga hapja e zyrës së shitjeve të projektit “Durrës Yacht Marina”, gati 90% e apartamenteve janë rezervuar. Edhe pse kompleksi rezidencial pranë portit të qytetit nuk ka nisur endë të ndërtohet, interesi për blerje ishte shumë i madh. Çmimet varionin nga 110 mijë euro një apartament 60 m2, deri në rreth 1.2 milionë euro apartamentet 3+2 me një sipërfaqe 400 metra katrorë.
“Emaar është një kompani shumë e madhe dhe ka tashmë një kontratë me shtetin. Nëse ai thotë se do mbarojë për 2 vitem atëherë është e sigurt”, shprehet një qytetar.
Në përfundim të projektit, në territorin e portit do të ndërtohen 13 mijë apartamente, si dhe disa hotele me 5 yje.
“Mënyra e pagesës është me 7 këste. 20% e vlerës jepet vetëm pasi jepet leja e ndërtimit. Në varësi të fazave të ndërtimit, në 7 faza të ndryshme bëhet edhe pjesa e likuidimit. Kësti final, 5%, bëhet në momentin që merret certifikata e pronësisë”, tregon agjenti imobiliar.
Me date 08.12.2022 eshte bere prezantimi dhe fillimi i prenotimeve per pronat ne "Durres Yacht Marina".
Marre nga rinlindje.info